16 Janar 2025

Gjakova dhe e gjithë Kosova nuk do të pranojë kurrë pajtimin

Prishtinë, 6 janar - Ardhja e pjesëmarrësve në krime të luftës apo në dhunën policore të viteve 90, nën petkun e pelegrinëve, është një provokim. Kudo në Kosovë ky provokim përjetohet shumë rëndë, e edhe më rëndë përjetohet në Gjakovë, qytet i cili u dogj nga ushtarët e paramilitarët serbë.

Mosgjykimi i kriminelëve të luftës nuk i bën ata të pafajshëm. Kthimi i tyre, qoftë edhe si pelegrinë, në vendet ku ende prindërve nuk iu janë tharë lotët për fëmijët e tyre vetëm sa e rëndon situatën.

Protestat e sotme në Gjakovë janë të drejta, sepse pjesëmarrësit kërkojnë thjesht drejtësi. E veprimet policore për të imponuar këtë vizitë të padëshiruar të ish-kriminelëve tash pelegrinë, janë veprime në mbrojtje të padrejtësisë.

Qeveria e Kosovës ka për detyrë të mbrojë interesat e mirëqenien e qytetarëve të vet. Qeveria e Kosovës e cila pushtetin e saj e ka falë luftës çlirimtare të UÇK-së, duhet nisë procesin e hetimit për krimet e kriminelët e luftës, dhe të nxjerrë fletë-arrest për ta. Në të njëjtën kohë, Serbia mban vazhdimisht në fuqi fletë-arrestet për pjesëmarrësit në luftën tonë çlirimtare, dhe vendos barrikada brenda territorit të Kosovës.

Provokimet e organizuara nga shteti serb, ku kriminelët e luftës vijnë për të vizituar qytetet e fshatrat ku i kanë bërë krimet, janë një përpjekje për t’i paraqitur shqiptarët si popull i paqytetëruar, meqenëse dihet se kudo që të shkojnë këta pelegrinë do të priten me protesta. Por, protestat tona janë të pashmangshme për sa kohë nuk vendoset drejtësi.

I bëjmë thirrje qeverisë së Kosovës dhe ndërkombëtarëve ndërmjetës, të mos bëhen përjetësues të një padrejtësie. Gjakova dhe e gjithë Kosova nuk do të pranojë kurrë pajtimin pa vënë në vend drejtësinë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)