Gërmimet për të pagjeturit në Kizhevak të Serbisë nisin javën tjetër
Prishtinë, 18 mars - Javën e ardhshme, më 23 mars, pritet të rinisin gërmimet në Kizhevak të Serbisë.
Ibrahim Makolli, i cili para disa javësh është emëruar në krye të delegacionit kosovar për bisedime për personat e zhdukur, e ka konfirmuar rifillimin e gjurmimeve megjithatë nuk ka dhënë detaje të tjera, shkruan sot Koha Ditore.
Është proces i cili do të vazhdojë. Ende nuk i dimë detajet se si do të zhvillohet. Por për këtë çështje do t ju lajmërojmë me kohë, ka thënë Makolli.
Pala serbe dhe pala kosovare për këtë çështje do të takohen në Beograd më datën 25 të këtij muaji.
/Koha Ditore/