Geci ishte i pasigurt në burg
Prishtinë, 24 nëntor - Gani Geci është liruar nga paraburgimi, ndërkaq aktakuza ndaj tij është duke u shkruar. Ai është liruar pas qëndrimit tremujor në burg.
Prokurorja thotë se vrasja ka qenë politike dhe mbi këtë bazë, i pandehuri ka pasur kërcënime të shumta.
Kërcënimet e shumta që kanë shkuar në adresë të Gani Gecit gjatë 90 ditëve, sa ai është mbajtur në paraburgim, janë arsyet pse prokurorja e rastit, Vahide Badivuku, ka kërkuar që i pandehuri të lirohet nga paraburgimi dhe i njëjti të qëndrojë në arrest shtëpiak.
/Zëri/