Geci e pranon vrasjen e Abedin Rexhës në vetëmbrojtje
Për shkak të këtij krimi, ai konfirmoi se nuk do të garoi në zgjedhjet e 8 qershorit për një ulëse të Parlamentit të Kosovës, por se këtë vend po ia lëshon vëllait të tij.
Disa djemë të rinjë që më mbështesin mua dhe familjen Geci i kanë mbledhur mbi dhjetëmijë nënshkrime duke përkuar nga Kryesia e LDK-së, që unë të jem pjesë e listës së LDK-së për zgjedhjet e ardhshme."
"Kështu që unë sëbashku me të gjithë të tjerët nga dega në Skënderaj dhe më gjërë aderojmë në LDK, aty ku kaqenë presidenti Rugova, atje ku janë themelet e shtetit, tha Gani Geci.
Reagimet e Gecit kanë ardhur menjëherë pasi që ishte bërë e ditur se policia kishte bërë zhvarrosjen e eshtrave të Sandokanit.
Geci tha që me veprimin e tij po ia lëshon udhën drejtësisë që ta bëjë punën e saj.
Unë do të ia lëshoj rrugën drejtësisë derisa të pastrohem me drejtësinë. Kam kërkuar nga prokuroria e EULEX-it që të hetohet ky rast dheunë të dal para drejtësisë dhe nëse kam faj le të denohem, e nëse nuk kam faj të lirohem. SHIK-u ma mban në shpinë qe 15 vite një vepër që e kam kryer në vetmbrojtje, sqaroi Geci.
Në fund të konferencës, Geci ka thënë se beson që LDK-ja do ti fitoj këto zgjedhje.