Gati për Vidovan
Prishtinë, 26 qershor - Policia e Kosovës ka përgatitur planin operacional me rastin e shënimit të Vidovdanit, ditë kjo në të cilën serbët mblidhen në Gazimestan për të festuar humbjen e Betejës së Kosovës 622 vjet më parë..
Derisa kanë mbetur edhe tri ditë deri te mbajtja e manifestimit Vidovdan, zyrtarë të Policisë së Kosovës thonë se tashmë kanë përgatitur planin operacional për sigurinë e pjesëmarrësve dhe ruajtjen e rendit dhe qetësisë.
Kjo përgatitje ka ndodhur duke pasur parasysh, se në shënimin e kësaj dite viteve të kaluara serbët kanë provokuar shqiptarët me parulla çetnike, madje janë shënuar edhe incidente.
Ndryshe Beteja e Kosovës u zhvillua në rrethinë të Prishtinës