Gashi paralajmëron buldozer për sheshet
Prishtinë, 15 korrik - Ndërhyrja vendëse e ndërkombëtare ka ndalur punimet në tre sheshe në pjesën veriore të Mitrovicës.
Sheshet më së paku kanë qëllimin që të shërbejnë për atë që shërbejnë gjithkund në botë. Sheshet në komunën e re kanë për qëllim të pamundësojnë qarkullimin e njerëzve.
Për Car Llazarin me të cilin komuna veriore po mundohet ta ndërpresë qarkullimin nga jugu, por edhe për dy sheshet nga shqiptarët që u nisën si kundërpërgjigje për të izoluar veriun, po provohet të gjendet zgjidhje në dialog.
Në të kundërtën ministri në detyrë i Ministrisë së Ambientit, Dardan Gashi, ka thënë për Tribunën se do të përdoret forca e shtetit dhe e buldozerit që të pastrohen ato hapësira.
Ai ka njoftuar se procese të bisedimeve janë duke u zhvilluar në dy nivele, në atë të Brukselit dhe një nivel të dy komunave të Mitrovicës, asaj të jugut dhe veriut./Tribuna/