28 Prill 2024

Gashi këshillon prokuroren të merret më rastin Velija

Prishtinë, 11 janar - Pas prononcimit të prokurores Drita Hajdari në lidhje me hetimin se kush i mori 1.4 milion euro të MPB-së, të destinuara për firmën austriake prodhuese të pasaportave biometrike, ku akuzohet avokati mbrojtës i të pandehurës Natali Velija se po e dezinformon opinionin, ka reaguar edhe avokati mbrojtës Tomë Gashi.

“Qytetarët e Kosovës e dinë se znj. Natali Velija tash dy muaj gjendet në paraburgim dhe qe dy muaj pa sukses është duke tentuar t’i njoftojë prokurorët se si ka rrjedhur marrëveshja për 10% e fituesit të tenderit - kompaninë austriake - dhe kush është i përfshirë në marrjen e atij 10 % të parave të taksapaguesve kosovarë”, thuhet në reagimin e Gashit.

Ai më pas thotë se prokurja Hajdari e di edhe më mirë se znj. Natali Velija se kush i mori 1.4 milion euro, por, sipas tij, ajo nuk është e interesuar që t’i përshpejtojë hetimet.

“Znj. Drita Hajdari e di fare mirë se të involvuar në këtë çështje janë zyrtarët e njëjtë, të cilët ajo do të duhej t’i hetonte edhe për aferën  tjetër disa milionëshe të riatdhesimit, por  fatkeqësisht, Hajdari është shndërruar në argat mbrojtës apo engjëll mbrojtës të zyrtarëve të MPB-së, për arsye të cilat vetëm ajo mund t’i dijë.

Reagimi im do të përfundojë me njoftimin e prokurores Hajdari se në ketë çështje nuk është  lejuar inspektimi, kopjimi, ose fotografimi i dëshmive në rastin penal kundër znj. Natali Velija  dhe involvimi i çfarëdo avokati tjetër nuk do të duhej të ndikonte në shtyrjen e marrjes në pyetje të znj. Natali Velija, të caktuar për datën 10.01.2013. Posaçërisht kjo nuk do të duhej të ndodhte kur unë jam avokati kryesor në çështjen e znj. Natali Velija”, shkruan në reagimin e tij mjaft të gjatë avokati Gashi, i cili këshillon prokuroren që t’i “harrojë kërcënimet kundër tij dhe të merret më seriozisht me rastin”. 

Në fund Gashi thotë se së shpejti mund të publikohen përgjimet telefonike të zyrtarëve të MPB-së për rastin e riatdhesimit, “të cilat qëllimisht apo rastësisht prokurorja Hajdari, si argat i zyrtarëve të MPB-së, i ka humbur apo pretendon se ato i janë ngatërruar diku në zyrën e saj.

Drita Hajdari do të duhej më shumë të punonte dhe më pak të reagonte, sepse ketë e pret populli i Kosovës nga ajo si prokurore”.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)