15 Janar 2025

Gashi: Gjykata Speciale si shtet

Prishtinë, 21 shkurt - Avokati Tomë Gashi e quan të dëmshëm dokumentin që do ta jetësojë Gjykatën Speciale. Sipas tij, ajo eliminon sistemin e drejtësisë në Kosovë dhe do të jetë si “shtet në vete”.

Duke folur për Epokën e Re, ai ka thënë se Gjykata Speciale nuk ka të bëjë me ligjet e Republikës së Kosovës.

“Kjo Gjykatë nuk do t’i aplikojë as Kodin Penal dhe as atë të Procedurës Penale të Kosovës”.

Avokati Gashi, po ashtu, ka shtuar se kjo Gjykatë eliminon në tërësi sistemin e drejtësisë në Kosovë.

“Sipas këtij Draft-Ligji, Gjykata Speciale në njëfarë forme do të jetë shtet në vete”.

Gashi ka thënë se tashmë është e qartë që formimi i Gjykatës Speciale nuk mund të ndalet, por ka kërkuar nga deputetët të mos e votojnë këtë Projektligj për Gjykatën Speciale, por ata duhet të insistojnë që kjo Gjykatë të funksionojë sipas Kushtetutës, Kodit Penal, atij të Procedurës Penale dhe Ligjeve të Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)