Gashi: Funksionalizimi i Speciales pritet me ritëm të shpejtë
Prishtinë, 1 mars - Avokati Tomë Gashi ka thënë për Epokën e re se aktakuzat e para do të bëhen publike shumë shpejt.
Ka aludime në emra të caktuar, ku disa prej tyre janë edhe funksionar të lartë, është shprehur Gashi.
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga e ka ratifikuar marrëveshjen ndërkombëtare me Holandën Mbi organizimin e institucionit të Gjykatës Speciale të Kosovës e zhvendosur në Holandë.
Me ratifikimin e kësaj marrëveshjeje Kosova i ka përmbushur të gjitha obligimet ndërkombëtare që lidhen me themelimin e Gjykatës Speciale.