Gardianët e Dubravës pësojnë aksident komunikacioni
Prishtinë, 14 tetor - Ministria e Drejtësisë njofton opinionin publik dhe mediat se mbrëmë rreth orës 20:10 ekipi i pasdites nga Qendra Korrektuese në Dubravë duke shkuar në detyrë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), në afërsi të Fushë Kosovës kanë pësuar një aksident me veturën Kombi Hyundai F100 me targa 3Z 205 05.
Në vendin e ngjarjes ka dal menjëherë Njësia e Trafikut (PK) dhe kanë bërë ekzaminimin e vendin të ngjarjes. Raportin përfundimtar rreth rastit jemi duke e pritur nga Policia.