Gani Geci lirohet nga paraburgimi
Mitrovicë, 21 nëntor - Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci, është liruar nga paraburgimi dhe masa i është zëvendësuar me arrest shtëpiak.
Kjo është bërë me kërkesë të Prokurorisë, ndërkaq vendimi është marrë nga një gjyqtar i procedurës paraprake të Gjykatës Themelore në Mitrovicë.