04 Maj 2024

Fushatë kundër përdorimit të mjeteve piroteknike

Mitrovicë, 11 dhjetor - Me qëllim të parandalimit të problemeve dhe lëndimeve nga përdorimi i mjeteve piroteknike, që është bërë dukuri gjatë festave të fundvitit, zyrtarët e Komunës së Mitrovicës kanë nisur një fushatë vetëdijesimi.

Për menaxhimin e kësaj fushate është formuar një grup punues ku bëjnë pjesë Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, Drejtoria e Inspekcionit, Drejtoria e Arsimit si dhe Policia e Kosovës.

Behxhet Bala, drejtor për Mbrojtje dhe Shpëtim, tha se problemet si rezultat i përdorimit të pakontrolluar të mjeteve piroteknike janë të mëdha dhe sjellin rrezik. “Kemi pasur raste viteve të kaluara që fëmijë apo edhe të rinj të kenë pësuar lëndime të ndryshme gjatë përdorimit të këtyre mjeteve plasëse”.   

Ai theksoi se me rastin e festave të fundvitit është bërë dukuri e shitjes dhe përdorimit të mjeteve piroteknike në mënyrë të paligjshme, ku si pasojë shumë qytetarë e posaçërisht fëmijë  kanë pësuar lëndime trupore, frikë, shqetësime dhe pasiguri.

“Drejtoria për Mbrojtje dhe  Shpëtim në bashkëpunim me Drejtorinë e Inspekcionit, Drejtorinë e Arsimit dhe Policinë e Kosovës, me qëllim të vetëdijesimit të qytetarëve për rrezikun dhe pasojat e përdorimit te këtyre mjeteve piroteknike do të filloj një fushate vetëdijesimi”.
 
Drejtori Bala, tha se do të organizohen ligjërata nëpër shkolla lidhur me vetëdijesimin e nxënësve, mandej do të  shpërndahen afishe për rrezikun e përdorimit të mjeteve piroteknike, në rrugë, sheshe, lokale biznesi , tregje dhe në vende tjera publike.

“Në kuadër të kësaj fushate do të zhvillohen edhe aktivitete të tjera, si kontrollimi i subjekteve afariste që shesin mjete piroteknike pa leje dhe licencë nga organet përkatëse. Në bazë të Ligjit për Përdorim Civil të Eksplozivëve, do të merren edhe masa ndaj të gjithë atyre që shesin mjete piroteknike në rrugë dhe trotuare”.

Ai apeloi dhe kërkoi nga  qytetarët dhe sidomos nga të rinjtë dhe fëmijët që jenë të kujdesshëm dhe të shmangin festimet duke përdorur mjete të tilla që rrezikojnë duart, sytë, por edhe jetën e tyre.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)