25 Dhjetor 2024

Fushata sensibilizuese kundër të shtënave me armë

Prishtinë, 17 gusht - Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ) dhe Saferworld, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe organizatat partnere në shtatë qendra të vendit, në kuadër të aktiviteteve të fushatës senzibilizuese kundër të shtënave me armë nëpër ahengje, kanë zhvilluar të mërkuren debatin e radhës në Prishtinë.

Në këtë tryezë morrën pjesë zyrtarë nga MPB, Policia e Kosovës, organizata joqeveritare, përfaqësues të nxënësve, ekspertë të sigurisë dhe gazetarë.

Qëllimi i kësaj fushate është sensibilizimi i qytetarëve për pasojat (përfshi ato tragjike) nga përdorimi i armëve (të shtënave) nëpër ahengje, dhe sensibilizimi i institucioneve për zbatim efikas të Kodit Penal të Kosovës dhe Ligjit për Armë.

Baki Kelani, zëdhënës i PK-së, ka thënë se në javët e fundit, policia ka konfiskuar afro 150 armë gjatë kontrolleve nëpër manifestime të tilla në mbarë vendin.

Gjatë diskutimeve u tha se mosdënimi i përdoruesve të armëve nga gjykatat e ka dëmtuar edhe punën dhe efikasitetin e policisë, e cila i procedon rastet e konfiskimeve, por që në të shumtën e rasteve përdoruesit e armëve dënohen me gjoba minimale, ndërsa nuk dihet nëse ka patur deri më tash shqiptime të dënimeve me burg, siç e parasheh Kodi Penal i Kosovës (neni 328: dënime me gjobë deri në 10 mijë euro ose me burgim prej 1 deri në 10 vjet burg).

U tha poashtu se ky është një problem nacional, por nuk po trajtohet si tillë, duke bërë kështu që të rrezikohet siguria publike, jeta e qytetarëve, por edhe vet imazhi i vendit.

Aktivistë të fushatës kanë treguar sesi kanë shpërndarë fletushka duke vizituar familje që kanë organizuar dasma dhe duke biseduar me ta. Një gazetare solli një rrëfim për një vajzë 6 vjeçare të lënduar në Pejë, ndërsa pati edhe propozime të aktivistëve që u kanë kërkuar inspektoratit që në ato lokale ku ka të shtëna me armë, t’u merret leja e punës dhe të mbyllen.

Pati edhe diskutime lidhur me perceptimin qytetar në traditën dhe krenarinë e gjuajtjes me armë nëpër gazmende familjare, duke e kontestuar se bëhet fjalë për një vlerë të traditës sonë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)