FSK thellon bashkëpunimin me shtetin e Ajovës
Prishtinë, 18 maj - Një delegacion i lartë ushtarak i Gardës Kombëtare të shtetit të Ajovës ka vizituar sot Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Me ketë rast ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës Agimi Çeku ka thënë se byroja e Gardës Kombëtare e SHBA-së, e ka zgjedhur Ajoven si shtetin me të përshtatshëm me resurset dhe kapacitetet e nevojshme që ti mbështesë dhe adresojë kërkesat e Kosovës në përgjithësi dhe FSK-së në veçanti.
Çeku gjatë një konference të përbashkët me gjeneralmajorin amerikan Timoti Orr, ka thënë se programi i partneriteti shtetëror të Gardës Kombëtare është një program shumë i rëndësishëm për disa arsye.
Është program i njohur që ndërton dhe fuqizon partneritete, është program që SHBA-të demonstrojnë respekt dhe miqësi për vendin që lidhin partneritet, tha Ceku.
Kurse gjeneralmajori Timoti Orr tha se takimi i sotëm do të shënojë një të ardhme të ndritshme.
Unë mendoj se bashkëpunimi ynë, do të jetë afatgjatë dhe presim që të mësojmë nga njëri-tjetri dhe të zhvillojmë të ardhmen, tha gjeneralmajori Timoti Orr.