18 Janar 2025

FSK testoi aftësitë vepruese në raste krizash me refugjatë

Prishtinë, 3 qershor - Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK), gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe Komandanti i KFOR-it, gjeneral major Guglielmo Luigi Miglieta zbritën sot me helikopter në zonën e operacionit të ushtrimit fushor ,,Shpata e argjendtë’’ në kazermën e FSK-së ,,Evropianët e rinj’’ në Pomozotin për të parë nga afër operacionet përfundimtare të ushtrimit të përbashkët të institucioneve të sigurisë në vend, si FSK, KFOR, Policia e Kosovës dhe Agjencia për mMenaxhimin e Emergjencave e Ministrisë së Punëve të Brendshme, të zhvilluar nga data 1 derë më 3 qershor 2016.

Demonstrimet e aktiviteteve të ushtrimit fushor i përcjellën nga afër edhe zëvendësministrat, ai i FSK-së Fadil Gashi dhe i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë për FSK, Shkelzen Sylaj, Komandanti i Brigadës për Mbështetje Operacionale, kolonel Muharrem Rrahmani, Komandanti i Regjimentit të Mbrojtjes civile(RMC), kolonel Shaip Haziri, komandanti i Brigadës për Reagim të Shpejtë(BRSH), kolonel Xhevahir Geci, përfaqësues të Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave  si dhe oficerë të FSK-së, KFOR-it dhe Policisë së Kosovës.

Fillimisht në zonën e operacionit u bë një prezantim i tërë procesit të planifikimit u prezantua skenari si dhe u prezantuan akterët pjesëmarrës, institucionet dhe njësitë pjesëmarrëse në realizimin e ushtrimit e gjithashtu dhe më pas u vizituan vend incidentet e ushtrimit.

Me këtë rast Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovë, gjenerallejtënant Rrahman Rama pasi vizitoj të gjitha aktivitetet e ushtrimit u shpreh se: ,, nga ajo që pamë sot këtu, mund të them se ushtrimi ,,Shpata e argjendtë’’ doli të jetë pikërisht ashtu siç ishte planifikuar një test dhe sprovë e suksesshme e menaxhimit të emergjencave dhe krizave eventuale në vend, e gjithashtu një ushtrim i veprimit dhe ndërveprimit të suksesshëm dhe i realizuar bashkërisht i të gjitha  institucioneve të sigurisë që veprojnë në Kosovë’’.

Gjeneral Rama falënderoj KFOR-in, ekipet këshilluese të NATO-s, agjencitë tjera vendore pjesëmarrëse në ushtrim e në veçanti oficerët, nënoficerët dhe ushtarët që për tri ditë rresht të realizojnë me përpikëri dhe motiv të lartë të gjitha detyrat e parashtruara.

Sipas skenarit,  refugjatë të supozuar gjoja kishin ardhur nga Siria nëpërmjet Republikës së Maqedonisë dhe kalojnë në zonën kufitare Kosovë- Maqedoni, ku fillimisht u legjitimuan, intervistuan nga Policia e Kosovës, pastaj rastet me sëmundje apo lëndime u trajtuan nga ekipet mjekësore të FSK-së, përkatësisht Kompanisë së Mjekësisë dhe ato të Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave.

Po sipas skenarit, refugjatët pas legjitimimit, intervistimit dhe procedurave tjera ligjore transportohen nga Policia e Kosovës për në kampet e refugjatëve të ngritur dhe menaxhuar nga Forca e Sigurisë së Kosovës.

Vlen të theksohet gjithashtu se ekipet e FSK-së, përkatësisht kërkim shpëtimit dhe ato të Deminimit gjithashtu kanë qenë të angazhuar në kërkimin eventual për persona të zhdukur apo persona që kanë humbur rrugën në zonën kufitare, ndërsa ekipet e Deminimit dhe ati për Eliminimin e Mjeteve të Pashpërthyera gjatë gjithë kohës qenë ta angazhuara për zbatimin e misionit të tyre sipas skenarit të ushtrimit.

Qëllimi i Ushtrimi fushor ,, Shpata e Argjendtë’’  ishte testimi i aftësive ndërvepruese të institucioneve të sigurisë në Kosovë për menaxhimin e emergjencave dhe krizave me rastin e ardhjes eventuale të refugjatëve si dhe mbështetja humanitar për refugjatë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)