FSK sot zhvillon operacionet përfundimtare në Maqedoni
Operacionet përfundimtare në kuadër të ushtrimit ,,Kampi Veror 2015 në poligonin stërvitor ushtarak në Krivollak të Maqedonisë, që do të zhvillohen sot.
Ushtrimi fushor ,,Kampi Veror 2015organizohet nga Akademia Ushtarake e Maqedonisë, i cili ka karakter ndërkombëtar, ku për çdo vit marrin pjesë kadet, nga më shumë se 20 shtete, të menaxhuar nga instruktorë të NATO-s dhe të Partneritetit për Paqe (PfP-së).
Kampi Veror 2015 ka karakter garues, ndërsa FSK-në, e përfaqësojnë 10 kadetë dhe një oficer, të gjithë këta të Qendrës për Studime Universitare.
Sot në Krivollak do të jetë i pranishëm një delegacion i ushtarakëve nga MFSK dhe FSK-ja, në përbërje: Gjeneral Zymer Halimi, drejtor i drejtorisë për Operacione në MFSK, kolonel Ilir Qeriqi, shef i Departamentit për Siguri dhe Bashkëpunim ndërkombëtarë, kolonel Fadil Hadergjonaj, shef i shtabit të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes si dhe kapiten Avni Kiqina, komandanti i Qendrës për Studime Universitare të FSK-së.