FSK shpall ushtarin më të mirë
Prishtinë, 28 prill - Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës organizon ceremoninë kryesore të shpalljes së rezultateve të garës vjetore 'Ushtari më i mirë i FSK-së' dhe të garës ndërkombëtare 'Ushtari më i mirë ndërkombëtar'.
Aktiviteti mbahet sot në amfiteatrin e Brigadës për Mbështetje Operacionale të Komandës së Forcave Tokësore, në kazermën \'Adem Jashari\' në Prishtinë.
Në garën \'Ushtari më i mirë i FSK-së për vitin 2017\' kanë garuar gjithsejtë 21 pjesëtarë, ndërsa në kuadër të garës ndërkombëtare FSK-ja dhe të gjitha shtetet pjesëmarrëse garuan me nga dy pjesëtarë.
Shtetet pjesëmarrëse në garën e parë ndërkombëtare \'Ushtari më i mirë për vitin 2017\', që u zhvillua në Republikën e Kosovës, janë: Shqipëria, Belgjika, Kanadaja, Kroacia, Maqedonia, Turqia dhe Mbretëria e Bashkuar.