FSK shënon Ditën Ndërkombëtare të Deminimit
Prishtinë, 4 prill - Qendra Koordinuese për Deminim e Ministrisë së Mbrojtjes e Republikës së Kosovës organizon sot shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Deminimit.
Me këtë rast Ministria e Mbrojtjes do të njoftoj edhe me Planin Strategjik të Deminimit të Ministrisë për vitin 2019-2024.
Në këtë takim do të marrin pjesë stafi i lartë i Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së dhe përfaqësues të ambasadave të SHBA-s, Norvegjisë, Zvicrës, Austrisë dhe Holandës.