FSK-së po i ikin kuadrot
Prishtinë, 17 qershor - Forca e Sigurisë e Kosovës (FSK) e cila pritet që shumë shpejt të transformohet në Forca të Armatosura të Kosovës (FAK), nuk po u krijon hapësirë të mjaftueshme kuadrove të reja për të qëndruar në këtë institucion të sigurisë.
Derisa viteve të fundit, FSK-ja ka qenë mjaft joshëse për kuadrot e reja, së fundmi disa ushtarë, të zhgënjyer e kanë braktisur këtë strukturë ushtarako-civile.
Njëri nga ta është Arian Xhezairi, i cili pasi kishte kaluar një periudhë shtatëvjeçare në FSK, ishte detyruar të largohet.
Xhezairi, duke ironizuar shpjegon se nga FSK nuk është larguar, por ka bërë një \"tërheqje taktike\". Djaloshi nga qyteti i Prizrenit, shpjegon se arsyeja prapa largimit ka qenë pranimi në Universitetin e Vjenës për studime Master në drejtimin e Studimeve Sociale të Shkencës.
/Zëri/