FSK-së i kërkohet ta trajnojë ushtrinë e Libisë

Prishtinë, 19 mars - Komanda e NATO-s në Napoli, pritet që në fillim të muajit tjetër të japë vlerësimin për kapacitete operacionale të FSK-së, ka thënë për Tribuna Shqiptare, zëvëndësministri i FSK-së, Shemsi Veseli.
Sipas tij, kjo përgjigje e mban peng vendimin për të marrë pjesë në kuadër të ushtrisë britanike në operacionet në Libi.
Ai e vlerëson të arritur të madhe kërkesën që pjesëtarë të FSK-së të trajnojnë ushtrinë e re të Libisë, një kërkesë e bërë nga një ekip i përfaqësuesve të këtij shteti.
Ndërkohë, dy grupe të pjesëtarëve të FSK-së, do të trajnohen në Turqi dhe Belgjikë, kryesisht për misione paqeruajtëse jashtë vendit.
Veseli thotë se formalisht, komanda e NATO-s ka miratuar kërkesën që grupi i parë që do të niset në misione paqësore do të jetë në kuadër të Ushtrisë Shqiptare.