04 Maj 2024

FSK po dëshmon se është një forcë e besueshme

Prishtinë, 30 prill - Sot, në Ministrinë e FSK-së u organizua takim informues me ambasadorë dhe atashetë ushtarak të akredituar në Prishtinë, ku morën pjesë edhe përfaqësues të organizatave joqeveritare, përfaqësues të komunave të banuara kryesisht nga komunitetet pakicë dhe shoqërisë civile.

Më këtë rast zëvendësministri Shemsi Veseli theksoi se qëllimi i këtij takimi është vazhdimi tradicional me raportimin e të arriturave të FSK-së, me ambasadorët, organizatat joqeveritare, përfaqësues të komunave të banuara me shumicë nga komunitetet pakicë dhe shoqërisë civile.

Ndërsa Ministri i FSK-së Agim Çeku, tha, se ky bashkëpunim ka një rëndësi të shumëfishtë për ne, sepse ne jemi shumë të hapur me të gjithë, e sidomos jemi shumë transparent edhe me organizata joqeveritare, të cilët i informojmë në mënyrë të rregullt me të arriturat e FSK-së.

\"Bashkëpunimi i përgjithshëm jo vetëm me ambasadorët e akredituar në Kosovë, por edhe me shoqëritë civile, tregon për një nivel demokratik të mirë  të FSK-së\", theksoi Çeku.

Ministri Çeku tha se \"nuk jemi komod edhe përkundër vlerësimeve të shkëlqyeshme nga sondazhet e opinionit të qytetarëve për FSK-së, ne vazhdojmë të punojmë vazhdimisht në ngritjen e FSK-së, vazhdojmë t’i ndihmojmë të gjithë qytetarët në realizimin e të gjitha projekteve, që janë në interes të tyre.\"

\"Ne me angazhim maksimal e ngritëm imazhin e FSK-së, ne jemi duke vepruar mirë, me qëllim që të jemi forcë e vlefshme për të gjithë qytetarët e Kosovës. Ndërsa rritja e pjesëmarrjes së pjesëtarëve të  minoriteteve për ne është një sfidë në vazhdim. Ne po angazhohemi fuqishëm që të gjithë pjesëtarët e komuniteteve të jenë të barabartë dhe të ndjehen mirë, sepse ne po ndërtojmë një forcë të besueshme për të gjithë qytetarët e Kosovës\", theksoi ai. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)