FSK përmbyll ushtrimin ndërkombëtar të kërkim-shpëtimit “Kosova Resolve 2023”
Obiliq, 23 mars - Sot në kazermën e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Pomozatin do të përmbyllet ushtrimi ndërkombëtar i kërkim-shpëtimit “Kosova Resolve 2023”.
Me këtë rast, në ditën e vizitorëve të veçantë ( DV Day), të pranishëm do të jenë Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, si dhe zyrtarë dhe oficerë të lartë të FSK-së dhe ndërkombëtarë.