FSK përfundon ushtrimin fushor Shqiponja 4
Prishtinë, 16 tetor - Personalitete të larta vendore dhe ndërkombëtare do të përcjellin operacionet taktike përfundimtare të njësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në kuadër të Ushtrimit fushor "Shqiponja 4", i cili do të zhvillohet sot duke filluar nga ora 9:30, në Jezerc, të Komunës së Ferizajt.
FSK-ja me këtë ushtrim ka për qëllim testimin e aftësive të stafit taktik dhe operacional në nivel batalioni.
Çdo vit FSK-ja zhvillon një ushtrim të madh trajnues në shtator dhe tetor. Këtë vit Shqiponja 4 4përqëndrohet në një rast të Ndihmës Humanitare/Reagimit ndaj Fatkeqësisë në kuadër të cilit ata do të veprojnë.
Ky është viti i katërtë me radhë që Zyra për Bashkëpunim Mbrojtës e Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë (ODC) e përkrahë stërvitjen Shqiponja 4.
Gjatë tërë vitit ODC ka mbajtur ngjarje të shumta për të përgatitur Shqiponja 4 IV. ODC e ka mbështetur këtë ushtrim duke sjellë ekipe për të zhvilluar trajnimin për komunikim, trajnimin HAZMAT (për materiale të rrezikshme), konferenca dhe ngjarje për planifikimin e shumëfishtë, dhe seminare.
Përveç këtyre, ODC ka mbështetur stërvitjen Shqiponja 4 IV të FSK-së edhe duke zhvilluar ushtrime të shumta tavoline në shtator si provë për Shqiponja 4 IV.
Njësitë e Forcës së Sigurisë së Kosovës gjatë ushtrimit do ti vizitojnë; Presidentja e vendit Atifete Jahjaga, ministri i MFSK-së, Haki Demolli, ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, Komandanti i KFOR-it, gjeneral major Guglielmo Luigi Miglietta, Komisioni Parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së, drejtori i Ekipit Ndërlidhës Këshillues i NATO-s për FSK-në, drejtori i Ekipit Këshillues të NATO-s për MFSK-në, drejtori i Policisë së Kosovës, kryetarët e komunës së Ferizajit dhe Suharekës, si dhe oficerë të lartë vendor dhe ndërkombëtar.
Objektiv i Ushtrimit është trajnimi i liderëve dhe njësive për Detyrat Kolektive, me qëllim të realizimit të operacioneve komplekse në mbështetje të autoriteteve civile në fazën e Planifikimit, Ekzekutimit si dhe atë të Analizimit.