FSK përfundon projektin e rregullimit të infrastrukturës në Gjakovë
Gjakovë, 15 nëntor - Batalioni i Xhenios(BXh) i Brigadës për Mbështetje Operacionale(BMO) të Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK), përfundoj me sukses punimet në rregullimin e infrastrukturës( oborrit dhe fushës së sportit) së Shkollës fillore Ferhat Binishi në Bardhaniq të Komunës së Gjakovës.
Projetki është realizuar nëpërmjet bashkpunimit të Departamentit Ushtarak-Civil të Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Drejtorisë së Arsimit të Kuvendit Komunal të Gjakovës.
Për inagurimin e projektit në ambientet e Shkollës fillore Ferhat Binishi, në fshatin Bardhaniq të komunës së Gjakovës, u bë ceremonia e përurimit të oborrit dhe fushës së sportit, në përurimin e të cilit, morën pjesë; zëvendës ministri për FSK-në, z. Muhamet Latifi, shefi i Departamentit të Operativës dhe Trajnimeve të FSK-së, gjeneral brigade Imri Ilazi, komandanti i BMO-së, koloneli Ilaz Dërguti, kryetari i komunës së Gjakovës Pal Lekaj, nënkolonel Enver Dugolli, zyrtar i Departamentit për Marrëdhënie Civilo-Ushtarake, nënkolonel Zejnullah Prokshi, komandant i Batalionit të Xhenios si edhe zyrtarë të drejtorisë së arsimit të Gjakovës dhe oficerë të tjerë të FSK-së.
Me këtë rast, zëvendësministri Muhamet Latifi, ka falënderuar pjesëtarët e Njësisë së Xhenios së FSK-së, për angazhimin maksimal, në kryerjen e këtij projekti me rëndësi.
Ai shtoi se nga ky projekt, më së shumti do të përfitojnë nxënësit dhe personeli i shkollës si dhe banorët e Bardhaniqit.
Në fund zëvendësministri Latifi, tha se FSK-ja është e gatshme gjithmonë tu dalë në ndihmë të gjithë banorëve të Kosovës, atje ku, këtë e kërkojnë ata.
Gjithashtu, edhe kryetari i komunës së Gjakovës Pal Lekaj ka falënderuar FSK-së, për angazhimin dhe realizmin e këtij projekti, që do të jetë në shërbim të nxënësve dhe personelit të kësaj shkolle.
Njësiti i Xhenios ka mbi 362 kamionë mbeturina, me 5792 metra kub, si dhe kanë nivelizuar mbi 9000 metra të terrenit të shkollës.