03 Maj 2024

FSK përfundoi me sukses ushtrimin në Maqedoni

Shkup, 29 gusht - Një Kontingjent i Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK) përfundoi me sukses ushtrimin “Reagim ndaj krizave” që u mbajt në poligonin ushtarak Krivollak të Maqedonisë.

Ky është zbarkimi i parë i FSK-së, jashtë vendit, për këso lloj ushtrimesh. Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës në bazë të planeve, angazhimeve si dhe vizionit për bashkëpunim në të ardhmen, ka zbarkuar  me një kontingjent në Krivollak të Republikës së Maqedonisë, në mënyrë që bashkëpunimi dhe bashkëveprimi si forcë e përbashkët të jetë udhërrëfyes për operacione të mundshme në të ardhmen. FSK-ja tregoi se është e përgatitur me personel dhe pajisje të nevojshme për të zhvilluar këso lloj ushtrimesh me karakter ndërkombëtarë për “reagim ndaj krizave”.                                                                                             

Për të përcjellë  ushtrimin e kontingjentit të FSK-së, sot në Krivollak, morën pjesë; ministri Agim Çeku, komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Kadri Kastrati, gjeneralët Zymer Halimi dhe Nazmi Brahimaj, oficerë të KFOR-it, pjesëtarë të Gardës Nacionale të Ajovës, këshilltarë të Ekipit Këshillues të NATO-s, etj.

Ministrin dhe Komandantin për rrjedhat e ushtrimit të FSK-së, përmes një brifingu i njoftoi shefi i Shtabit të Komandës së Forcave Tokësore (KFT) kolonel Naim Haziri dhe komandanti i Kontingjentit, major Berat Shala.

Pastaj; ministri, komandanti dhe delegacioni i FSK-së, përcollën nga afër ushtrimet në  terren të njësitit të Ndërlidhjes, MKAB-së dhe të Kërkim-shpëtimit. Ministri i FSK-së Agim Çeku ishte shumë i gëzuar me zhvillimin me sukses të ushtrimit.

Ministri Agim Çeku pasi ka përshëndet të gjithë oficerët dhe ushtarët, ka vlerësuar lartë, punën e pjesëtareve të FSK-së të treguar në këto ushtrime, të cilat kanë pasur të bëjnë kryesisht me operacione të kërkim-shpëtimit, MKAB-së, Komunikimit etj, si situata të jashtëzakonshme në fatkeqësi natyrore dhe operacione komunikuese. Ai ka thënë se një ndër objektivat kryesore të FSK-së, është që FSK të bëhët forcë të zbarkushme jashtë vendit.

“Qëllimi i këtij ushtrimi është që t’i ushtrojmë, por që edhe t’i zbatojmë, në praktik të gjitha procedurat e dërgimit të forcave jashtë vendit, procedurave, në radhë të parë, standardeve operative, pastaj edhe proceduarave administrative dhe procedurave ligjore që duhet t’i ndjekin për të marrë një vendim, në kuadër të institucioneve tona, por edhe procedura që duhet t’i ndjekim me kalimin e kufirit dhe qëndrimin në vendin fqinjë. Të gjitha ato më këtë ushtrim i kemi bërë, i kemi zbatuar në praktik dhe mund të them se plotësisht është arritur qëllimi i këtij ushtrimi.

Ministri Agim Çeku në fund tha se qëllim tjetër i këtij ushtrimi, ka qenë edhe forcimi i marrëdhënieve në mes të Ministrisë së Mbrojtjes së Maqedonisë dhe FSK-së.

Ndërsa, komandanti i FSK-së, gjenerallejtnant Kadri Kastrati ka thënë se kjo është një përvojë e mirë për pjesëtarët e FSK-së, dhe sipas tij objektivi i këtij ushtrimi është realizuar ashtu siç ishte planifikuar. Ne gjatë këtij ushtrimi i kemi realizuar të gjitha proceduarat e mundshme, si; pika të komunikimit, në mes Maqedonisë-Tiranës dhe Prishtinës, etj.

Kontingjenti i FSK-së, sot e ka përfunduar me sukses ushtrimin tre ditor “Reagim ndaj krizave” dhe, po sot, do të kthehet në Kosovë për të vazhduar me punë dhe aktivitete të përditshme .   

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)