03 Maj 2024

FSK përfundoi konferencën e nënoficerëve ndër regjional

Prishtinë, 15 janar - Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) përfundoi konferencën e parë regjionale  me temë “Zhvillimi i nënoficerëve  dhe bashkëpunimi ndër regjional” të martën me 15 janar 1013.

Në konferencë morën pjesë nënoficerë të ushtrive të vendeve të rajonit dhe nënoficerë të Komandës amerikane për Evropë, si edhe të Ushtrisë gjermane, etj.

Qëllimi i kësaj konference ishte shkëmbimi i përvojave dhe praktikave të FSK-së dhe ushtrive të rajonit, si dhe mënyra e zbatimit të tyre në ushtritë përkatëse.

Në prezantimet e të gjitha vendeve edukimi dhe trajnimi i pjesëtarëve si dhe puna e tyre me trupat ishte prioritet i ligjërimeve dhe angazhimeve në formë debati gjatë punimeve të konferencës.

Nënoficerët e FSK-së së bashku me ata të rajonit vizituan edhe njësinë e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS), në Ferizaj, ku patën mundësin të shohin  punën e kësaj komande si dhe të njoftohen me trajnimet që zhvillohen atje, duke filluar nga trajnimi bazik e deri tek trajnimet e specializuara.

Në fund të konferencës të pranishmëve iu ndan mirënjohje nga Komandanti i Komandës së Forcave Tokësore (KFT), gjeneral brigade Rrahman Rama.

Gjenerali Rama u shpreh i kënaqur me rezultatet e konferencës si dhe i falënderoj ata për pjesëmarrje duke shprehur gatishmërinë edhe për bashkëpunime tjera të ndërsjella në mes të FSK-së dhe ushtrive tjera.

Pjesëmarrës të kësaj konference ishin nënoficerë të lartë të FSK-së, Shqipërisë, Maqedonisë, Amerikës, Sllovenisë, Malit të Zi, Gjermanisë dhe nënoficerë të lartë të NATO-s.

Ata u shprehen të nderuar dhe shume optimist për të arriturat e FSK-së, si dhe për vullnetin dhe gatishmërinë e kësaj Force për të punuar akoma më shume.

Konferenca rajonale e nënoficerëve e organizuar nga Forca e Sigurisë së Kosovës është e para e këtij lloji në nivel të tillë në rajon, dhe se takime, trajnime dhe operacione të përbashkëta planifikohen që të zhvillohen edhe në të ardhmen më vendet e rajonit, gjithmonë në kuadër të planeve bilaterale të bashkëpunimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)