12 Janar 2025

FSK paraqitet me uniformë të re

Prishtinë, 15 korrik - Ministri në detyrë i ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK), Agim Çeku priti në vizitë zëvendës komandantin suprem të Aleancës së NATO-s për Evropë, gjeneral Sir Adrian  Bradshaw me bashkëpunëtorë.

Gjatë takimit të përbashkët, ministri Çeku e informoi gjeneralin e NATO-s, Bradshaw mbi të arrituar e FSK-së, duke u shprehur se FSK-ja është tregimi më i suksesëshëm i Kosovës së pavarur. Ne, tha ministri Agim Çeku jemi afirmuar si forcë për të mirë në vend, rajon si dhe partner i besueshëm i NATO-s. 

Gjithashtu ministri Çeku, gjatë takimit, në emër të MFSK e falenderoi gjeneralin Bradshaw për mbështetjen që NATO i ka dhënë FSK-së si dhe kërkoj nga ai që kjo mbështetje të vazhdoj dhe të rritet edhe më tutje e sidomos tani që po hyjmë në një fazë të re të zhvillimit.

Agim Çeku, ministër në detyrë i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, para gjeneralit Bradshaw u shpreh se presim që NATO ta ndohmojë Republikën e Kosovës në ngitjen e kapaciteteve ushtarake të mbrojtjes, në vendosjen e raporteve formale të partneritetit(anëtarsimi në Partneritet për Paqe-PFP).

Gjithashtu ministri Çeku kërkoj që qasje në shkolla të NATO-s, ushtrime, si dhe Kosova të marr pjesë në misione paqëruajtëse të NATO-s. 

Gjitashtu ministri Çeku e siguroi zëvendëskomandantin suprem të Aleancës së NATO-s për Evropë, gjeneralin Adrian Bradshaw se Kosova po ecë drejt marrjes së pergjegjësive për sigurinë e vetë, dhe se gjithashtu Kosova ende ka nevojë për mbëshjtetjen, asistencën  dhe këshillën e  NATO-s në mënyrë që të evoluojmë bashkë me NATO-n, duke ditur edhe faktin se populli i Kosovës dhe Qeveria e vendit e ka synim anëtarësimin në NATO.

Nga ana e tij, gjenerali i NATO-s, Adrian Bradshaw tha se NATO e qmon aspiratën e Kosovës për anëtarësim në NATO si dhe qmon gatishmërinë e Kosovës për të kontribuar në misione paqësore. Ai tha se ka parë perparime shumë të mëdha në ngritjen e kapaciteteve të sigurisë,  dhe për këtë ndjeher i lumtur për arsye se NATO-ja është e angazhuar këtu për një dekadë e gjysmë.

Gjithshtu, gjenerali Bradshaw e theksoi sidomos punën e gjatë të përbashkët me ministrin Çeku si edhe me organizatën në terësi, pra marrëdhënie të mira dhe shumë pozitive të cilat duhet vazhduar edhe më tutje. Në fund gjenerali i NATO-s, Bradshaw tha se FSK-ja do të ecë përpara në ngritjen e kapaciteteve të saj dhe se bashkëpunimi dhe mbështetja nga ana NATO-s nuk të mungojë.

Në pritje sot, ministri i FSK-së u shoqërua nga zëvendëskomandanti i FSK-së, gjeneral major Rrahman Rama dhe sekretari i përgjithshëm i MFSK-së, Shkelzen Sylaj.

Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës pë nderë të gjeneralit të NATO-s organizoi ceremoni zyrtare, dhe e veçanta e kësaj ishte se Njësisë Ceremoniale të FSK-së,  për herë të parë sot, ka mbajt të veshur uniformën e re tradicionale.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)