FSK organizon sot "Ditën e Hapur"
Prishtinë, 26 nëntor - Për nderë të "Ditës së Forcës", Forca e Sigurisë së Kosovës, sot duke filluar nga ora 10:00 organizon "Ditën e Hapur" në Kazermën "Adem Jashari" në Prishtinë.
Në këtë ditë, qytetarët e vendit mund t'i vizitojnë repartet e FSK-së dhe të shohin nga afër jetën dhe punën e ushtarëve të Republikës së Kosovës.
Për këtë FSK-ja ka bërë të gjitha përgatitjet për ti pritur ata në gjitha kazermat e FSK-së, si në Prishtinë, Mitrovicë, Istog, Gjilan, Prizren, Ferizaj dhe Pomozotin.
Vizita e personaliteteve të larta vendore dhe ndërkombëtare bëhet në kazermën Adem Jashari në Prishtinë, në ora 11:00.
Aktivitetet qendrore do të zhvillohet në Kazermën ,,Adem Jashari në Prishtinë, ku vizitorët do të kenë mundësi të shohin demonstrime, makineri, si dhe aktivitete të ndryshme që dëshmojnë kapacitetet e FSK-së.