FSK organizon manifestimin për “Ditën e Forcës”
Prishtinë, 27 nëntor - Sot ne kazermën “Adem Jashari”, në Prishtinë, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) organizon “Ditën e Hapur” për nderë të “Ditës së Forcës”.
FSK mirëpret qytetarët në të gjitha kazermat, si në Prishtinë, Mitrovicë, Istog, Gjilan, Prizren, Ferizaj dhe Pomozotin.
Vizitorët do të kenë mundësi të shohin pajisje, ambiente si dhe aktivitete të ndryshme të cilat dëshmojnë kapacitete e FSK-së.