FSK nxjerr trupat e pajetë të minatorëve të minierës së Artanës
Prishtinë, 3 qershor - Ekipet e Kërkim-Shpëtimit të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë të Kosovës, pas mesnate, kanë arritur të nxjerrin trupat e pajetë të dy minatorëve të Minierës së Artanës.
Operacioni i nxjerrjes së trupave ka zgjatur disa orë, për shkak të specifikave të punës.
Në operacion kanë marrë pjesë: FSK-ja, Policia e Kosovës, Zjarrfikësit, njësitet e Kërkim-Shpëtimit të Minierave, si dhe institucione tjera të Sigurisë.
Trupat e pa jetë i janë dorëzuar institutit të mjekësisë ligjore për procedura të mëtutjeshme.