29 Prill 2024

FSK nxjerr një person të pajetë nga vendi i shperthimit në KEK

Prishtinë, 6 qershor - Pjesëtarë të Kërkim shpëtimit(KSH) të Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK) kanë arritur që rreth orës 15 e 20 të nxjerrin një person të pajetë nga vendi i fatkeqësisë me rastin e  shperthimit të bombolës së hidrogjenit në Repartin e Elektrolizës të Termocentralit “Kosova A”, të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), në Kastriot, si dhe vazhdon kërkimi për personat e tjerë.

Në të njëjtën kohë Kompania e e Mbrojtjes Kimike Atomike dhe Biologjike(MKAB),  është duke vazhduar të vlerësoj situatën e rrezikut nga në vend incident.

Me vendim të ministrit në largim të FSK, Agim Çeku dhe me urdhër të komandantit gjenerallejtënant Kadri Kastrati, sipas vendimit të Qendrës së Situatave të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Forca e Sigurisë së Kosovës, ka shpallur gjendje gatishmerie dhe ka mobilizuat të gjithë efektivat pë angazhim në operacion sipas shkallës së rrezikut.

Me urdhër të gjeneral Kastratit, Forca e Sigurisë së Kosovës(FSK) ka angazhuar njësitë operacionale të saj në operacionit pas fatkeqësisë me rastin e  shperthimit të bombolës së hidrogjenit në Repartin e Elektrolizës të Termocentralit “Kosova A”, të Korporatës Energjetike të Kosovës. Prej marrjes së urdhërit për angazhim e deri më tani, FSK ka angazhuar në operacion 65 pjesëtarë, prej tyre Kërkim Shpetim, Mjekësi, MKAB, ndërlidhës për reagim ndaj krizave, policë të FSK-së, etj. Gjithashtu në operacion kanë qenë të angazhuar edhe 21 automjete.

Fillimisht Kompania e Mbrojtjes Kimike Atomike dhe Biologjike, e Regjimentit të Mbojtjes Civile(RMC) të FSK ka bërë vlerësimin profesional të situatës në zonën e shperthimit, dhe ka vlerësuar se nuk ka rrjedhje të metutjeshme dhe se nuk ka rrezik për ndonjë shperthim tjetër eventual. Këtë vlerësim e kanë konfirmuar bashkarisht edhe ekspertët e Policisë së Kosovës dhe ata të KEK.

Pas vlerësimit të situatës në zonën e incidentit, Forca e Sigurisë së Kosovës ka angazhuar Kompaninë e Kërkim Shpetimit, përkatësisht togun e kërkim Shpetimit urban i cili është në proces të kërkimit për personat që kanë mbet në lokacionin e fatkeqësisë në momentin kur ka ndodhë incidenti.


Forca e Sigurisë së Kosovës ka marë të gjitha masat dhe është e angazhuar maksimalisht në operacion përderi gjendja e gatishmërisë vazhdon në të gjitha efektivat e FSK-së.s

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)