FSK nuk ka pilotë e helikopterë
Prishtinë, 17 shtator - Forca e Sigurisë së Kosovës është pa pilot, pa helikopter dhe pa avion ushtarak.
Ndonëse FSK-ja shihet nga kosovarët si ushtria e ardhshme e vendit, ajo ende ka statusin e një force që mund të ndërhyjë në raste fatkeqësish.
Departamenti për Marrëdhënie me Publikun në Ministrinë e FSK-së, bën me dije se kjo forcë është duke shkolluar gjashtë kadetë me shpresën e vazhdimit të shkollimit për pilotë dhe inxhinier aviacioni, shkruan Tribuna.
Aktualisht në shkollim në Turqi janë 6 kadetë pjesëtarë të FSK-së. Pas përfundimit të dy viteve në Akademi Ushtarake ata do të vazhdojnë shkollimin për pilotë dhe inxhinierë të aviacionit, thonë nga Departamenti për Marrëdhënie me Publikun në Ministrinë e FSK-së.
/Tribuna/