FSK niset për ushtrime në Shqipëri dhe Maqedoni
Prishtinë, 2 qershor - Sot në kazermën Adem Jashari të FSK-së në Prishtinë është mbajtur ceremonia e dislokimit të pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtrimin Joint reaction në Republikën e Shqipërisë dhe në ushtrimin Shared Risillience në Republikën e Maqedonisë.
Për të përcjellë njësitë në detyrë kishte ardhur Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Kadri Kastrati, Komandanti i Komandës së Forcës Tokësore të FSK-së Gjeneral Rrahman Rama si dhe oficerë të tjerë të lartë.
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Kadri Kastrati në fjalën e tij drejtuar pjesëtarëve ndër të tjera ai foli për rëndësinë e këtyre ushtrime të përbashkëta, duke kërkuar nga ata që të japin angazhimin maksimal dhe të përfaqësojnë FSK në mënyrën më të mirë dhe dinjitoze, duke ju uruar edhe rangimin më të lartë në vlerësimin e këtyre ushtrimeve.
Duke përshkruar nivelin e lartë profesionalizmit dhe gatishmërisë për të kontribuar Në veprimet e përbashkëta të sigurisë ai theksoi: FSK-ja, ka paraqitur kërkesë që vitin ardhshëm të merr pjesë në misione humanitare dhe paqeruajtëse në kuadër të NATO-s.
Në mbështetje të kësaj kërkesë ai përshkroi punën e mirë që po bëhet në përgatitjen e Njësisë së Kërkim Shpëtimit për operacione jashtë vendit si dhe ngritjen e Qendrës Regjionale së exellencës në fushën e kërkim shpëtimit, për përgatitjen dhe trajnimin edhe të pjesëtarëve të ushtrive tjera të rajonit.
Në ushtrimin Joint Reaction 13 në Maqedoni që do të zgjas nga 2-7 qershor, FSK merr pjesë më 25 pjesëtarë, kurse në ushtrimin Shared Resilience 13 në Shqipëri, që do të zgjasë nga data 27 maj deri me 7 qershor, FSK merr pjesë me 11 pjesëtar.
Në kuadër të thellimit të bashkëpunimit me vendet e rajonit, FSK-ja në vazhdimësi po merr pjesë në ushtrime të përbashkëta.