FSK nis intervistimin e kandidatëve për komponentën rezervë
Prishtinë, 7 maj - Për 235 pozita të komponentës rezervë të FSK-së, kanë konkurruar 2 mijë e 135 të rinjë nga gjithë Kosova.
Nga ta 52 janë nga komunitetet pakicë dhe 106 janë femra. Drejtori i zyrës për informim të MFSK-së, Ibrahim Shala, tha se procesi i intervistave dhe testimit me shkrim do të filloj sot dhe do të zgjasë 7 ditë.
Shala bëri të ditur se pastaj rreth 400 pjesëtarë të cilët do të përzgjidhen do ti nënshtrohen edhe kontrollit mjekësor.
Të gjithë pjesëtarët e përzgjedhur për komponentën rezervë të FSK-së trajnimin bazik do ta fillojnë me 11 qershor në Qendrën e trajnimeve në Ferizaj. Sipas ligjit, komponenta rezervë e FSK-së duhet ti ketë 800 pjesëtarë.