FSK nënshkruan Memorandum me Ushtrinë e Suedisë
Prishtinë, 4 prill - Sot, në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, (MFSK) u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forcave të armatosura të Suedisë, për trajnimin e FSK-së për operacionet e Deminimit, në Kosovë.
Memorandumin në emër të FSK-së e nënshkroi gjeneralbrigade Imri Ilazi, shef i Departamentit të operacioneve dhe Trajnimeve në FSK, ndërsa në emër të Forcave të armatosura të Suedisë, kolonel Michael Kristoffersson, komandant i JRD-C (Komandant i Kontingjentit të KFOR-it, Suedez)