FSK në stervitje të perbashkët me ushtritë e vendeve të rajonit
Prishtinë, 6 qershor - Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) përfundoi me sukses stervitjen kryesore në Ushtrimin e përbashkët Shared Resilience 13, që po mbahet në Pepelishtë të Republikës së Maqedonisë, nga data 27 maj dhe do të përfundojë me 7 qershor të këtij viti.
Përrmbylljne e operacionit e vizituan delegacione të ministrive të Mbrojtjes të vendeve pjesmarrëse. Në këtë stervitje perveç vendit nikoqir dhe organizator pra Republika e Maqedonisë, morën pjesë kontigjentet e Sllovenisë, Kosovës, Shqipërisë dhe Malit të Zi.
Ushtrimi fushor Shared Reseilence 13 u realizua duke u bazuar në skenarë të operacioneve për tu përballur me fatkeqësi natyrore dhe ndihmë humanitare, nën përkujdesjen e NATO- Komanda e Bashkuar Amerikane për Evropë dhe Kombeve të Bashkuara (UN), në të cilin u demostrua ndërveprimi i ushtrive dhe organizatave tjera në regjion.
Gjeneral brigade Gëzim Hazrroli, zëvendëskomandant i Forcave Tokësore të FSK-së, i shoqëruar nga kolonel Dr. Xhevdet Tahiraj, shef i Departamentit mjeksësor në Ministrinë për FSK dhe kolonel Gjejms Kot, atashe amerikan pranë ambasadës së SHBA-ve në Kosovë, ishin në mesin e personaliteteve të ushtrive të vendeve pjesmarrëse të cilat vizituan pjesë të këtij operacioni.
Gjeneral Hazrolli, përgëzoi Kontigjentin e FSK-së e përbër nga pjesëtarë të Kompanisë së Mjeksësisë dhe të Task Forcës së Kërkim Shpetimit, për rezultatet e treguara, për motivimin e lartë dhe përkushtimin gjatë kryerjes së detyrave.
Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi u shpreh i kënaqur me rezultatet e arritura të kontigjenteve pjesmarrëse dhe me theks të veçantë foli për rolin dhe suksesin e treguar të Kontigjentit të FSK-së në ushtrimin Shared Resilience 13.
Ministri Xhaferi tha gjithashtu se bashkëpunime me Kosovën, përkatësisht me Ministrinë e FSK-së është i shkqlyeshëm dhe i terë bashkëpunimi është i përcaktuar edhe me marrëveshjen bilateral ndërmjet dy ministrive.
Gjatë demostrimeve në poligonin ushtarak në Pepelishtë të RM, u inskenuan një varg skenaresh të cilat kërkuan reagimin e ushtarakëve pjesmarrës; ndër to evakuime mjekësore, trajtime mjeksësore në spitale fushore, kërkim shpëtim, evakuime me helikopter, etj.
Gjatë këtij muaji FSK-ja, përkatësisht kontigjentet e zbarkuara në operacione kanë marrë pjesë pos këtij në Maqedoni edhe ne Republikën e Shqipërisë.
Të dyja këto ushtrime dhe stërvitjet nëpër të cilat po kalojnë njësitë e FSK-së në operacione të përbashkëta janë tregues se FSK-ja është partner i suksesshëm e cila ka kapacitete reale reaguese.