06 Maj 2024

FSK në shërbim të vendit

Prishtinë, 26 dhjetor - Departamenti për Bashkëpunim Civilo-Ushtarake(BCU) i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës(MFSK), para një audience të gjerë vendore dhe ndërkombëtare, ka bërë prezantimin e projekteve të FSK-së, në të mirë të qytetarëve të vendit, të realizuara në kuadër të bashkëpunimit civilo-ushtarak dhe të operacionalizuara nga njësitë profesionale të FSK-së.

Me këtë rast është bërë edhe promovimi i boshurës i cili botim ka përmbledh ativitetet e BCU-s dhe njësive të Xhenio-s, Deminimit, Logjistikës, Mjekësisë, Kërkim-shpëtimit, e kryesisht projekte të infrastrukturës, humanitare, etj.

Hapjen e aktivitetit për promovimit të projekteve të BCU-së dhe revistës “ FSK në shërbim të vendit” e bëri drejtori i Departamentit për Bashkëpunim Civilo-Ushtarak, në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës,  zotëri Hajrush Kurtaj.

Ministri i ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku në fjalën e tij tha se: Forca e Sigurisë së Kosovës është një prej tregimeve më të rëndësishme të Kosovës së pavarur, këtë e konfirmojnë edhe hulumtimet e fundit, prej të cilave ka dalë si konkluzion që FSK-ja aktualisht është institucioni më i besueshëm për qytetarët e vendit tonë.

 Më tej ministri Çeku theksoj se FSK-ja ka arritur këto rezultate sepse ka vizion, objektiva dhe qëllime. Ndër objektivat më të rëndësishme, vlerësoj ministri i FSK-së, Agim Çeku janë; FSK-ja në shërbim të qytetarëve  dhe FSK-ja forcë e dobishme për vendin.

Në kuadër të këtyre objektivave, Ne shtoj Çeku nëpërmjet Departamentit për Bashkëpunim Civilo-Ushtarake dhe nëpërmjet njësive profesionale të FSK-së dhe në bashkëpunim me institucione vendore dhe ndërkombëtare kemi arritur që të realizojmë një varg projektesh të infrastrukturës, projekte humanitare, operacione të reagimit me rastin e fatkeqësive natyrore, etj.

Ministri Agim Çeku tha gjithashtu se FSK-ja është duke u zhvilluar dhe duke ecur drejt zhvillimit të saj që të jetë një forcë që do të marrë pjesë në operacione të paqës, kudo ku NATO-ja ka nevojë për angazhimin tonë, mirë theksoi Çeku, Ne jemi duke u angzhuar që së pari të jemi të dobishëm pë qytetarët e vendit, që atyre t’ua lehtësojm dhe t’ua begatojmë jetën.

Gjatë promovimit të projetkteve të realizuara nga FSK-ja, Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati u shpreh i lumtur që partnerët dhe miqët do ti shohin përmbledhura, disa prej të arriturave të FSK-së në drejtim të publikimit të projekteve që ka realizuar FSK-ja në dobi të  qytetarët të gjitha lokaliteteve dhe të gjitha komunteteve që jetojnë në vendin tonë. 

Puna e palodhshme e pjesëtarëve të FSK-së, e kryer me shumë gatishmeri si dhe raportet shumë të mira me qytetarët të cilat ndërtohen gjithmonë me këto raste, më bëjnë krenar me Forcën, si dhe na shtyjnë që të arsyetojmë edhe më tepër besueshmërinë që kemi si institucion.

Projektet e realizuara nga FSK-ja dhe  broshurën “FSK në shërbim të vendit”,  e prezantoi para të pranishmëve, nënkolonel Enver Dugolli, shef i Sektorit për Bashkëpunim me institucionet në Departamentin për Bashkëpunim Civilo-Ushtarak në ministrinë për Forcësn e Sigurisë së Kosovës.

Nënkolonel Dugolli u fokusua në bashkëpunimin e mirë me institucionet qeveritare, joqeveritare, komunat si edhe me komunitetin në pergjithësi. Nënkolonel Dugolli theksoj me këtë rast se bashkëpunimi i mirë me partnerët dhe puna e palodhshme e pjesëtarëve të FSK-së, si vizioni i ministrit dhe komandantit,  kanë bërë që edhe në këto kushte modeste të jemi shumë të afërt me qytetarët dhe puna jonë të shihet dhe të gëzohet nga qytetarët tanë kudo në Kosovë.

Në promovimin e aktiviteteve të FSK-së, në dobi të qytetarëve të vendit, morën pjesë; zëvendësministrat e MFSK, Muhamet Latifi, Bejtush Gashi dhe Jasmina Vasiqi, zëvendëskomandanti i FSK-së dhe Komandanti i KFT-së, gjeneral major Rrahman Rama, Sekretari i Pergjithshëm i MFSK-së, Shkelzen Sylaj, drejtori i drejtorisë për Operacione, gjeneral Zymer Halimi, drejtori për Politika dhe Plane, Haxhi Shala, Komandanti i Brigadës për Mbështetje Operacionale, kolonel Ilaz Derguti,  kryetari i komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma, atashe ushtarak të akredituar në Kosovë, Nga SHBA-ja, Kroacia, Republika e Maqedonisë, Republika e Shqipërisë si dhe kryetari i Komisionit Parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikqyrje të FSK-së, zotëri Ahmet Isufi si dhe anëtarët Rexhep Selimi, Ganimete Musliu dhe Anton  Quni.

Në fund të prezantimit për pjesmarrësit u shpërnda botimi “FSK në shërbim të vendit”, botim ky i MFSK-së, në gjuhën shqipe, serbe dhe gjuhën angleze.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)