FSK në Samitin e shefave të Grupit të Adriatikut
Ohër, 17 shtator - Në Ohër të Maqedonisë është hapur sot Samiti i shefave të shtatmadhorive të armatave nga vendet anëtare të Kartës së Adriatikut (A5) dhe SHBA-së.
Temë e konferencës është \"Përpjekjet e bashkuara për arritjen e qëllimeve partnere të NATO-s dhe aftësitë e forcave\".
Në këtë takim në cilësinë e mysafirit është ftuar edhe Forca së Sigurisë së Kosovës,e cila përfaqësohet nga komandanti i saj, Rrahman Rama.
Karta e Adriatikut është partneritet i formuar ,që ka për qëllim të nxis aktivitete të koordinuara për përmbushjen sa më të shpejtë të kritereve dhe standardeve të NATO-s, si dhe ndërmarrjen e iniciativave të përbashkëta për ndërtim të paqes, demokracisë, stabilitet dhe prosperitetit në rajonin e Evropës Juglindore.