FSK në operacionin e kërkim-shpëtimit të fëmijës së humbur në lumin Klina
Prishtinë, 9 mars - Mbrëmë, rreth orës 21.30 një ekip i Kërkim-Shpëtimit të Task Forcës së Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK), ka marrë pjesë në operacionin e kërkim-shpëtimit në lumin Klina në Skenderaj, ku dyshohej se kishte rënë një fëmijë.
Ekipi i kërkim-shpëtimit të FSK-së me të marrë urdhrin menjëherë është nisur për në vendin e ngjarjes, ku së bashku me Policinë e Kosovës dhe në mbështetje të pushtetit lokal kanë filluar kërkimin e fëmijës së humbur .
Pasi që kushtet atmosferike kanë qenë shumë të vështira, ka pasur valë të mëdha dhe të rrëmbyeshme, njësiti i kërkim-shpëtimit ka vendosur dy rrjeta, afër urave, në lumin Klina. Operacioni i njësisë së FSK-së, ka përfunduar pas tri orë kërkimesh me gjetjen e trupit të pa jetë të fëmijës.
Në këtë operacion të kërkim-shpëtimit janë angazhuar 9 pjesëtarë të Task-Forcës të FSK-së, me tri automjete dhe pajsje tjera specialistike për kërkim-shpëtim.