FSK në alarm, mban ushtrimin fushor ,,Shqiponja 2
Prishtinë, 3 tetor - Gjeneral major Rrahman Rama, zëvendëskomandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), përkatësisht komandanti i Komandës së Forcave Tokësore (KFT), që nga orët e hershme të mëngjesit të datës 3 tetor, me urdhër të veçantë, alarmoi të gjitha njësitë e KFT-së, për gjendje gatishmërie me rastin e zhvillimit të Ushtrimit fushorë Shqiponja 2.
Qëllimi i FSK-së është që nëpërmjet ushtrimit Shqiponja 2 të testohen aftësitë komanduese, reaguese dhe koordinuese të njësive, shtabeve dhe pjesëtarëve në operacione të planifikuara dhe me skenar adekuat për matjen e efikasitetit të reagimit në terren.
Sipas misionit të tyre, në ushtrim do të jenë të përshirë; Komanda e Forcave Tokësore, Brigada për Reagim të Shpejtë me të tri batalionet e Reagimit të Shpejtë, Brigada për Mbështetje Operacionale me Regjimentin për Mbrojtje Civile, Batalionin e Xhenios dhe atë të Logjistikës, Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes si edhe njësitë vartëse të KFT-së; Njësia Ndërlidhëse për Reagim ndaj Krizave, Policia e Forcës, Kompania e Komunikimit dhe Kompania e Mjekësisë.
Konvojet e Forcës së Sigurisë së Kosovës do të marshojnë nga vendbazimet e tyre Prishtina, Ferizaj, Gjilani, Mitrovica, dhe Pomozotini për në rajonet e grumbullimit dhe aktiviteti do të jetë i përqendruar në komunat; Pejë, Istog, Prizren dhe Klinë.
Për këtë qëllim FSK-ja ka bërë të gjitha përgatitjet dhe marrëveshjet paraprake me komunat dhe të gjitha institucionet që do të jenë pjesë e këtij ushtrimi, me qëllim që mbarvjatja e ushtrimit të zhvillohet sipas planifikimeve.
Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Forca e Sigurisë së Kosovës njoftojnë opinionin e gjerë dhe të gjithë qytetarët se lëvizjet e konvojeve të FSK-së do të bëhën për qëllim ushtrimi.
Pra dislokimi i njësive dhe lëvizja e konvojeve në rrugët magjistrale dhe lokale do të vërehen që nga 3 tetori dhe gjatë 10 ditëve në vazhdim dhe atë gjatë 24 orëve dhe do të bëhen vetem për qëllime ushtrimi.