FSK në aksionin e bamirësisë Vrapo me FSK
Gjakovë, 4 shtator - Forca e Sigurisë së Kosovës në bashkëpunim me Kuvendin Komunal të Gjakovës organizojnë vrapimin humanitar 10 kilometra të gjatë, me moton Vrapo me FSK.
Çdo fanellë e veshur është paguar 5euro. Shuma e parave të mbledhura do të dedikohet për fëmijët në nevojë të komunës së Gjakovës.
Ky aksion është përqafuar dhe po përkrahet nga pjesëtarë të FSK-së, KFOR-it dhe qytetarë të shumtë.
Vrapimi do të filloj nga Çarshia e Vjetër në Gjakovë, ditën e diel, më datë:04.10.2015, duke filluar në ora 10:00.