15 Janar 2025

FSK ndihmon Shqipërinë në sanimin e gjendjes pas vërshimeve të ujit

Tiranë, 8 shkurt - Pas gjendjes së përkeqësuar nga vërshimet në disa rrethe të Shqipërisë së mesme dhe të jugut, Qeveria e Shqipërisë përkatësisht Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë ka kërkuar ndihmë nga Qeveria e Republikës së Kosovës, përkatësisht Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës, që me trupat e saj të ndihmojë në përballimin e gjendjes së krijuar.

Pas vendimit të ministrit Haki Demolli dhe marrjes së urdhrit nga Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati, një kontingjent i Task Forcës së FSK-së, për kërkim-shpëtim në ujëra dhe i pajisur me mjetet teknike të specializuara, më 05 shkurt ka mbërri në Shqipëri, në mbështetje të ushtrisë shqiptare, për t’i ndihmuar autoritet shqiptare dhe banorët shqiptarë, me qëllim të përballimit të situatës së krijuar pas vërshimeve në shumë vendbanime të Shqipërisë së mesme dhe të jugut.

Autoritet shqiptare duke e parë, që Diga në fshatin Merkuras të Kavajës konsiderohet se është pika më e ndjeshme për momentin, kanë angazhuar kontingjentin e FSK-së, që së bashku me ushtarët e Republikës së Shqipërisë në vënien në funksion të pompave, me qëllim të uljes të nivelit të ujit në digë.

Më 6 shkurt, kontingjentin e Task Forcës së FSK-së, në vendin e operacionit e vizitoi komandanti i Regjimentit të Mbrojtjes Civile, koloneli Shaip Haziri, atasheu ushtarak i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, kolonel Fiqri Hoxha dhe atasheu i Republikës së Kosovës në Shqipëri, nënkolonel Enevr Dugolli.

Koloneli Haziri i ka takuar pjesëtarët e FSK-së si dhe të ushtrisë shqiptare, të cilit i ka inkurajuar për angazhimin e tyre profesional, në uljen e nivelit të ujit në Digë, me qëllim të shpëtimit të saj dhe banorëve të rrezikuar.

Kurse atasheu ushtarak i Shqipërisë në Kosovë, kolonel Fiqri Hoxha në emër të Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë të shefit të Shtabit dhe banorëve shqiptarë të zonave të përmbytura ka falënderuar FSK-në, si dhe popullin e Kosovës, për ndihmën që po japin në këto raste të vështira.

Kolonel Hoxha, tha se bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë dhe Ministrisë së FSK-së është i kahershëm dhe kjo është bazuar në bazë të Marrëveshjes në kuadër të bashkëpunimit që kemi në të gjitha fushat përfshirë edhe fushën e emergjencave civile.

Ndërsa, nënkoloneli Enver Dugolli, atashe i Kosovës në Tiranë, tha se gatishmëria e FSK-së është tu gjendet autoriteteve shqiptare dhe popullatës edhe me ekipe shtesë të FSK-së.

Por, tani për tani autoritet shqiptare e kanë pa të arsyeshme që të veprohet në këtë digë, se konsiderohet se është pikë më e ndjeshme dhe pjesëtarët tanë të specializuar janë angazhuar me vënien në funksion të pompave, me qëllim të uljes, sado pak të nivelit të ujit në digë.

Udhëheqës i ekipit të FSK-së, nëntogeri Drilon Llalloshi, tha se, më 5 shkurt kemi filluar punët në Liqenin e Durrësit në fshatin Merkuras i cili me rastin e reshjeve të fundit, është ngritur niveli i ujit dhe rrezikon dëmtimin dhe shembjen e dheut në këtë digë.

Ekipi  i specializuar i FSK-së po e ndihmon ekipin e kërkim-shpëtimit shqiptar për zvoglimin e nivelit të ujit në digë.

“Siç po e shihni ne jemi së bashku me ushtarët e Shqipërisë të cilët kanë qenë paraprakisht këtu, të cilët e kanë parë të arsyeshme që FSK-ja, të vijnë me pajisje dhe personel, meqenëse të reshurat dhe uji janë duke u rritur vazhdimisht”.

Në fund, nënkolonel Dugolli tha se “FSK-ja është e gatshme të intervenojë edhe në vende të tjera, po qese autoritet shqiptare e shohin të arsyeshme”.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)