FSK ndihmon në zhvendosjen rrufepritësve radioaktivë
Prishtinë, 12 dhjetor - Agjencia e Kosovës për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguria Bërthamore (AKMRRSB) me ndihmën e njësitit të specializuar operacional të FSK-së, ka kryer me sukses zhvendosjen e dy rrufepritësve radioaktivë nga fabrika e ujit në Shipol të Mitrovicës, në një vend të sigurt.
AKMRRSB nëpër mjet një komunikate nëpër media ka njoftuar se ky operacion kishte për qëllim largimin e dy rrufepritësve radioaktivë, të instaluar në hapësirat e ujësjellësit Regjional të Mitrovicës, që në vitet e 70-ta me qëllim të mbrojtjes nga shkarkimet elektrike në atmosferë.
Me fillimin e projektit për ngritjen e kapaciteteve për prodhimin e ujit në fabrikën e ujit në Shipol të Mitrovicës, u paraqit nevoja e demontimit dhe tërhjekjes së këtyre dy rrufepritësve nga këto hapësira, ka njoftuar AKMRRSB.
Ky ishte operacioni i parë i AKMRrSB me ndihmën e njësitit operacional të FSK-së, në shkallë të gjerë, i nisur dhe i përfunduar nga institucionet vendore në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare.
AKMRrSB, falënderon FSK-në dhe anëtarët e njësitit që ishin të përfshirë në këtë aksion, për gatishmërinë dhe punën profesionale në funksion të mbështetjes së AKMRrSB në, në operacione me interes nacional, përfundon komunikata e AKMRRSB-së.