04 Maj 2024

FSK mund të shndërrohet në Gardë Kombëtare

Prishtinë, 6 shkurt - Kosova shumë shpejt mund të bëhet me ushtri. Madje, me kapacitet aktuale që ka Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) sot.

Sipas informacioneve zyrtare ushtria mund të krijohet brenda 30 ditëve pas ndryshimeve kushtetuese. Për këtë çështje janë bërë të gjitha përgatitjet.

Por, problemi kryesor ka mbetur emri. Pritet që termi “ushtri” nuk do ta marrë pëlqimin e deputetëve të komunitetit serb në Kuvendin e Kosovës.

Si opsion nuk është përjashtuar që FSK-ja të transformohet në një Gardë Kombëtare të ngjashme me atë amerikane. Gazeta “Tribuna” posedon një kopje të strategjisë së rekomanduar nga Komiteti Drejtues për Rishikimin e Strategjisë së Sektorit të Sigurisë (RSSS) si dhe tanskriptin, për të cilën kabineti qeveritar ka diskutuar të mërkurën me dyer të mbyllura.

Ministri i FSK-së, Agim Çeku, i cili ka kohë që i shmanget çdo pyetjeje të gazetarëve dhe nuk flet shumë në publik për çështjen e ushtrisë, ka qenë krejtësisht i hapur para kolegëve të tij.

Zyrtarizmin e ushtrisë se Kosovës ai e ka quajtur si çështje të kryer, ndërsa është shprehur i bindur se Kosova është e gatshme të ketë një ushtri.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)