FSK me uniformë të re
Prishtinë, 22 nëntor - Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) që nga e hëna do të paraqitet me uniformë të re, e cila është sipas standardeve më të larta të NATO-s por edhe me identitet kombëtar.
Ministri i FSK-së, Agim Çeku ka deklaruar për Radio Kosovën se uniforma do të promovohet në ditën e FSK-së dhe në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 100 vjetorit të shpalljes së shtetit shqiptar.