FSK me KFOR amerikan e zviceran demoluan 50 mjete të pa shpërthyera
Prishtinë, 22 shkurt - Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK), gjegjësisht ata të Kompanisë së Deminimit të Regjimentit të Mbrojtjes Civile në bashkëpunim me pjesëtarë të Kompanisë së deminimit të KFOR-it Amerikan dhe atij Zviceran sot në Poligonin e gjuajtjes së KFOR-it në Rahovec bënë Demolimin e mbi 50 mjeteve të pashpërthyera të kalibrave të ndryshme.
Këto mjete të pa shpërthyera të cilat u shkatërruan sot janë gjetur gjatë operacioneve të vazhdueshme të Kompanisë së Deminimit në pastrimin e hapësirave të territorit të Kosovës gjatë vitit 2015 2016 .
Zëvendës Komandanti i Kompanisë së Deminimit Kapiten Gëzim Sada u shpreh mjaft i kënaqur me punën që bëjnë pjesëtarët e Kompanisë së Deminimit dhe me sukseset që vazhdojnë të kenë në këtë drejtim: Pjesëtarët e Kompanisë së Deminimit deri me tani ka pastruar një pjesë të madhe të territorit të Kosovës, ku kemi hasë në një numër të madh të mjeteve të pa shpërthyera , të cilat kanë ekzistuar nga Lufta e fundit në Kosovë dhe disa prej tyre ekzistojnë qysh prej Luftës së Dytë Botërorë, ku kemi rreth 20 demolime si ky sot, ku shkatërruam mbi 50 mjetë të ndryshme të pa shpërthyera.
Kapiten Sada është i kënaqur edhe më bashkëpunimin që kjo Kompani ka me pjesëtarët e KFOR-it Amerikan dhe atij Zviceran është një përvoje e mirë për ne, pasi kemi në bashkëpunim të shkëlqyer me Kompaninë e Deminimit nga KFOR-i Amerikan dhe aj Zviceran që na shërben në shkëmbimin e përvojave dhe eksperiencave të shumta që kanë këto dy shtete.
Ndërsa, Wayne Brown, rreshter i parë i njësitit 666 për shkatërrimin e mjeteve të pashpërthyera eksplozive me grupin shumëkombësh të betejës lindje në KFOR-in amerikan, tha se jam mjaft i kënaqur me bashkëpunimin që kemi me FSK-në kamë marrë pjesë në rreth 20 demolime të bëra ne Kosovë në bashkëpunim me pjesëtarët e FSK-së dhe jam i bindur se të dy palët kemi mësuar prej eksperiencave të njëri tjetrit , pasi që pjesëtaret e FSK-së janë mjaft të sigurt në punën që ata e bëjnë në demolimin e mjeteve të pashpërthyera, dhe njëherit këta pjesëtarë janë të aftë që të ballafaqohen me situatën në territorin e Kosovës .
I kënaqur nga ky bashkëpunim u shpreh edhe Kapiteni Stefan Buhler nga Kompania e Deminimit i KFOR-it Zviceran i cili është në Kosovë qysh nga tetori i 2015 për ne kjo përvojë me pjesëtarët e FSK-së nuk është vetëm një bashkëpunim në Demolimin e mjeteve të pashpërthyera por njëherit është edhe lloj i ushtrimeve të përbashkëta me FSK-ne dhe Amerikanët.
Pjesëtarët e Kompanisë së Deminimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës qysh prej vitit 2010- 2015 u janë përgjigjur 1800 detyrave , ku kanë bërë pastrimin e 1,425,401 metër , dhe gjithsej kanë hasur në 5205 mjete të pa shpërthyera.