FSK me 276 pjesëtarë në aksionin Ta pastrojmë Kosovën
Prishtinë, 24 maj - Në organizim të Departamentit Civilo-Ushtarak të MFSK-së, sot, aksionit të iniciativës qytetare, në projektin Ta pastrojmë Kosovën i janë bashkuar edhe njësitet e FSK-së, në tërë territorin e Kosovës.
Në aksionin Ta pastrojmë Kosovën janë angazhuar 275 pjesëtarë të FSK-së, me 41 automjete, që së bashku me mijëra qytetarë të Kosovës të kontribuojnë në krijimin e një ambienti të pastër për të gjithë qytetarët.
Ministria e Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK) ka ofruar kapacitetet e saja, me pjesëtarë dhe makineri, për të përmbyllur sa më me sukses këtë fushatë për pastrimin e Kosovës.
Pjesëtarët e FSK-së, janë përshëndetur nga mijëra qytetarë, të cilët së bashku me pjesëtarët e FSK-së, kanë kontribuar në krijimin e një ambienti të pastër.