FSK mban ushtrimin fushor Shqiponja 3
Pejë, 23 tetor - Sot në ish kazermen e Forcave të Armatosura të Kosovës në Pejë, Ministria për Forcën e Sigurisë organizon aktivitetetin e ushtrimit fushor Shqiponja 3 të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Në këtë ushtrim do të bëhet: Testimi i Gatishmërisë Operacionale të kapaciteteve për mbështetje të autoriteteve civile. Kërkim-Shpëtimi Urban, Eliminimi i Mjeteve të Pashperthyera (EOD), Materie të rrezikshme, Evakuim mjekësorë me helikopter.
Në Ditën e Vipave për të përcjellë operacionet kryesore të ushtrimit të pranishëm do të jenë: Ministri i FSK-së, Agim Çeku, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati, zëvendësministrat e FSK-së, Muhamet Latifi, Bejtush Gashi dhe Jasmina Vasiqi, zëvendëskomandanti i FSK-së, gjeneral major Rrahman Rama, Sekretari i përgjithshëm, z. Shkelzen Syla, të gjithë gjeneralët e FSK-së, atashetë ushtarak të akredituar në Kosovë, përfaqësues të KFOR-it, drejtori i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, drejtori i Agjencisë për menaxhimin e Emergjencave, Fadil Kodra dhe të ftuar të tjerë.