FSK mban ushtrime të përbashkëta me ushtrinë amerikane
Prishtinë, 27 maj - Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Ushtria amerikane për Evropë sot në Aeroportin e Gjakovës mbajnë ushtrim të përbashkët të titulluar "Ndihma e Kosovës" - Kosovo Aid.
Pjesë e skenarit janë Aeroplanët amerikan të tipit C130J, helikopterë UH-60 Black Hawks, të cilët do të zbarkojnë në aeroportin e Gjakovës si dhe skenarë të tjerë të ushtrimit sipas skenarit të planifikuar më parë.
Qëllimi i ushtrimit është që FSK-ja të trajnohet që të asistojë autoritetet civile gjatë emergjencave dhe fatkeqësive natyrore apo emergjencave tjera që kërkojnë asistencë humanitare.
Ushtrimi realizohet nga Forca e Sigurisë së Kosovës e cila udhëheq me ushtrimin dhe realizohet me asistimin e Brigadës së Katërt të Këmbësorisë Parashutiste Luftarake nga Alaska e Shteteve të Bashkuara të Amerikës(ShBA), aktualisht e bashkangjitur Ushtrisë amerikane për Evropë, si dhe Komandës së SHBA-ve për Evropë(UECOM).
Roli i Ushtrisë amerikane për Evropë është asistencë në planifikim, burime trajnuese dhe ekspertizë teknike.
Për të parë nga afër ekzekutimin e ushtrimit: Ndihma e Kosovës, në vend ushtrim do të jenë të pranishëm, zëvendës ministri Fadil Gashi, Komandanti i Forcës së Sigurisë, gjenerallejtënant Rrahman Rama, Ud/komandantit të Brigadës për Reagim të Shpejtë, kolonel Xhevahir Geci dhe oficerë të tjerë të lartë të FSK-së dhe Ushtrisë amerikane për Evropë.