17 Janar 2025

FSK mban ligjërata vetëdijesimi për rrezikun nga minat

Prishtinë, 18 janar - Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), përkatësisht Kompania e Deminimit të Regjimentit të Mbrojtjes Civile (RMC), më 15 janar 2015,  filloi mbajtjen e ligjëratave për vetëdijesimin e nxënësve nga rreziku i minave dhe  mjeteve tjera të ndryshme eksplozive të pashpërthyera në shkollën fillore “Teuta” në Grashticë dhe “Ganimete Tërbeshi” në Llukarë të Prishtinës.

 Projekti po realizohet në bazë të planit të veprimit të Departamentit për Bashkëpunim Civilo-Ushtarak në MFSK dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Bazuar në këtë plan, Njësia e Kompanisë së Deminimit e FSK-së e trajnuar për edukim, që  nga 15 janari i këtij viti, ka filluar fushatën për vetëdijesimin e nxënësve në shkollat fillore të cilat gjenden në afërsi të zonave të prekura nga minat dhe mjetet e tjera të pashpërthyera, na thotë Ahmet Sallova, shef i Qendrës Koordinuese për Deminim në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, i cili shton:

“Kjo fushatë bëhet me qëllim të parandalimit të incidenteve me mina apo mjete tjera të pashpërthyera, pasi që këto mjete eksplozive të luftës ende vazhdojnë të lëndojnë banorët e Kosovës, ku nga paslufta në Kosovë (viti 1999) kanë humbur jetën 116 qytetarë, ndërsa mbi 459 veta i kanë humbur gjymtyrët e tyre dhe kanë mbetur tërë jetën me pasoja.

“Qëllimi ynë është t’i ndërgjegjësojmë nxënësit dhe qytetarët e Kosovës se si duhet të veprojnë në rast se hasin në mjete të tilla të rrezikshme, duke ditur se qytetarët, e posaçërisht fëmijët, janë kureshtar t’i prekin objektet e dyshimta pa e  kuptuar rrezikun që mund t’iu kanoset nga to”,  tha në fund zoti Sallova.

Ndërsa, komandanti i Kompanisë së Deminimit kapiten Sejdi Krasniqi thotë se ligjëratat për edukimin dhe vetëdijesimin e nxënësve për rrezikun nga mjetet e pashpërthyera do të mbahen në 11 komuna, si: Prishtinë, Podujevë, Drenas, Shtime, Gjakovë, Pejë, Mitrovicë, Prizren, Hani i Elezit, Kaçanik dhe Malishevë, kryesisht në ato komuna ku njësitet e EOD-së (Eliminimin e Mjeteve të Pashpërthyera) kanë pasur raste më  të shpeshta intervenimi, bazuar edhe në telefonatat e qytetarëve.

 Këto ligjëratat  janë paraparë të mbahen në 31 shkolla dhe do të marrin pjesë mbi 1500 nxënës. 

Kapiten Krasniqi i vlerësoi lart njohuritë e fëmijëve lidhur me rrezikun nga minat dhe mjetet e pashpërthyera.

Ai tha se tashmë fëmijët janë në gjendje t\'i njohin ngjyrat, format, dhe procedurat se çka duhet ndërmarrin  ata pasi të shohin një mjetë të rrezikshëm.

 \"Shumica e nxënësve falë këtyre ligjëratave janë aftësuar jashtëzakonisht shumë lidhur me mjetet e pashpërthyera, madje ka pas raste kur ata vetë na kanë informuar se kanë hasur në këto mjete”.

Ligjëratat, sipas planit të veprimit, do të vazhdojnë deri më 04 shkurt 2016.
 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)